Pse një Laptop është gjithmonë një investim i mirë?!
Blogu Kryesor

Pse një Laptop është gjithmonë një investim i mirë?!

Një laptop është një kompjuter personal ,mjaft i vogël për ta ulur në prehër, dhe është krijuar me qëllim që ta merni me vete kudo që shkoni.Laptopët janë më të vegjël, më të hollë dhe më të lehtë se shumica e PC-ve, dhe që nga viti 2011, shumë laptopë përfshijnë aftësi të fuqishme që kanë rivalizuan desktopet. Vijnë në shumë madhësi dhe janë krijuar për përdorime të shumta.

Gjërat që duhët të bëni kur blini një laptop të ri janë këto:

  1. Shkarkoni ose aktivizoni sistem antivirus

Kjo është gjëja e parë që duhet të bëni kur blini një laptop sepse në momentin që lidheni me internet, programet e ndryshme mund të jenë të rrezikshem dhe cënojnë  sigurinë e laptopit tuaj.

  1. Kontrolloni për përditesime të reja

Mund të instaloni të gjithë përditesimet e përshtatshme për laptopin tuaj për të mos rënë pre e ndonjë programi kërcënues që mund të shkaktoj probleme të ndryshme.

  1. Ngarkoni dosje apo informacione të ndryshme të cilat mund ti përdorni në të ardhme
  2. Konsideroni Backup Resource

 Eshtë një lëvizje e zgjuar për të mbrojtur informacionet dhe dokumentet që keni në laptop,nëse ndodh diçka kohe më vonë.

Blerja e një laptopi nuk është e thjeshtë duke pasur shumllojshmëri produktesh,çmime, marka dhe parametra të ndryshëm.Për tua bërë më të lehtë këtë vendim, kini parasysh disa gjëra para se të blini një laptop.

  1. Madhësia

Kur bëhët fjalë për laptop, madhësia ka shume rëndësi.

Në varësi të asaj që doni të bëni me laptopin tuaj të ardhshëm, duhet të siguroheni që të zgjidhni madhësinë që është më e përshtatshme për ju. Madhësia nuk është diçka të cilën mund ta rregulloni më vonë siç mund të bëni me memorien, Prandaj duhet të jeni të kujdesshëm.

  1. Cilësia e ekranit

Duke qënë se do kaloni orë të tëra përpara laptopit, duhet të dini mirë të zgjidhni sepse cilësia e ekranit është një nga gjërat më të rëndësishme.Sigurohuni të merrni një ekran që të jetë i rehatshëm edhe jo bezdisës për sytë tuaj.

  1. Cilësia e tastierës

Nëse keni ndërmënd të kaloni disa kohë të mira duke përdorur tastierën, do t'ju duhet të merrni një laptop që ka një tastierë të rehatshme duke ua bërë punën më të lehtë

  1. CPU

Njësia qëndrore e përpunimit (Central Processing Unit) ose shkurt CPU, është pjesë e një sistemi kompjuterik i cili kryen udhëzimet e një programi kompjuterik, dhe është një element parësor në ushtrimin e funksioneve kompjuterike.Në bazë të saj, do shikoni nëse laptopi po jep një performancë të mirë ose jo.

  1. RAM

Nëse doni ta shfrytëzoni laptopni tuaj sa më shumë, normalisht ju duhet edhe një memorie e madhe. Minimumi është 8 GB dhe nëse doni ta përdorni laptopin në maksimum, duhet të zgjidhni 32 GB dhe nuk do keni probleme me memorien.

 6.Jetëgjatësia e baterisë

Ka shumë faktor që ndikojnë në jetëgjatësinë e baterisë siç janë për shëmbull shkëlqimi i ekranit, rezolucioni i ekranit,numri i aplikacioneve që keni hapur.Mundohuni ta ruani sa më shumë laptopin duke kursyer edhe bateri. 

Dallimet midis ‘Mac’ dhe ‘Pc’

  1. “Apple” ka dizajnin më të mirë

Eshtë e vërtetë që Apple vonon për të nxjerr në treg produktet e veta, ama e bën sepse u kushton rëndësi edhe detajeve më të vogla

  1. Kompjuterat Mac kanë tendencën të jenë më të kushtueshëm se Windows Pc
  2.  “Mac” përballon më shumë virusët, është më i sigurtë
  3. “Windows” më i mirë për ata që janë të pasionuar pas lojrave PC
  4. PC’të kanë më shumë shumëllojshmëri opsionesh

Laptopët kanë evoluar me shpejtësi dhe vazhdimisht, pasi stilet tona të jetës kanë ndryshuar duke marr parasysh që tanimë njerzit nuk punojnë më pas tavolinave. Si rezultat, ne kemi nevojë për pajisje që i përshtaten jetës sonë të shpejtë dhe të lëvizshme. Laptopët  janë një mundësi e shkëlqyer për konsumatorët pasi ato ofrojnë të njëjtat funksionalitete si kompjuteri dhe mund ti marësh me vete kudo që te shkosh. Ditët e sotme të kesh një laptop nuk është një luks, por një domosdoshmëri e cila të lehtëson jetesën.

 

 

Shkruaj një përgjigjie

Adresa juaj nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë cilësuar *