Regjistrimi në këtë sit ju lejon ju të hyni dhe të merrni informacion mbi llogarinë tuaj dhe historinë e porosive tuaja. Thjesht plotësoni fushat më poshtë, dhe ju do të keni në moment një llogari të re. Ne do t'ju kërkojmë vetëm informacione të nevojshme për ta bërë më të shpejtë dhe më të lehtë procesin e blerjes.
Krijo një llogariInformacion në lidhje me garancinë për produktet dhe aksesorët elektronikë
-Kjo garanci mbulon vetëm defektet e fabrikimit dhe është e vlefshme për një periudhë :
- 30 (tridhjetë) ditore për aksesorët elektronikë
- 30 (tridhjetë) ditore per kufje dhe speaker audio të markave JBL dhe B&O, Beats.
- 6 muaj per iPhone, iPad dhe Apple Watch me Electronic Line dhe 1 vjecare internacionale me Apple.
-12 muaj per MacBook dhe iMac.
Garancia per produkte vitrine :
-3 muaj per per iPhone (vetem per probleme software), MacBook dhe iMac.
Kushtet e Garancisë
Garancia e mbulon produktin për periudhën nga data e blerjes deri në datën e mbarimit të garancisë. Kjo garanci ju mbulon vetëm defektet e fabrikimit brenda periudhës së garancisë. Në momentin që do t’ju duhet ta përdorni garancinë, atëherë ju duhet të paraqiteni pranë dyqanit sëbashku me pajisjen e pahapur fizikisht.
Garancia ofron riparimin e pajisjes nga defektet e fabrikimit i cili bëhet brenda një periudhe 30 ditore. Ajo nuk ofron ndërrimin e pajisjes me nje te re.
Pajisja del automatiksht nga garancia për të gjitha llojet e difekteve, nëse ka:
Kompania nuk mban asnjë lloj përgjegjësie për:
Kujdes: Garancia nuk mbulon asnjë problem të shkaktuar nga përdoruesit, si dhe në rast se aparatura është hapur nga persona të tjerë më parë, aparatura del automatikisht jashtë garancie.
Mënyra si veprohet për kryerjen e ciklit të baterisë është si më poshtë:
Duke ndezur pajisjen e lëmë që të shkarkojë karikimin e baterisë që mund të ketë gjendje nga fabrikimi deri ne 10%. Më pas e vendosim në karikim për 12 orë rresht pa shkëputje. Duke ndezur telefonin e lëmë të shkarkohet plotësisht përsëri, e karikojmë sërish 12 orë rresht pa shkëputje. Pas këtij procesi vazhdojmë normalisht mënyrën e perhershme te karikimit. Pajisja nuk sygjerohet të lihet gjith natën në karrikim për shkak të luhatjeve të mundeshme të tensionit.
KUJDES: CIKLI NUK MUND TË KRYHET DUKE E KARIKUAR NË MAKINË PAISJEN.
___________________________________________________
Garancia për HOVERBOARD
Garancia është e vlefshme për një periudhë 10 (dhjetë) ditore nga data e blerjes dhe mbulon vetëm defektet e fabrikimit.
Instruksione mbi karikimin e HOVERBOARD:
Përpara vendosjes në karikim përktheni, lexoni dhe kuptoni në detaje manualin e përdorimit. Më parë sigurohemi që tensioni i ndërtesës të jetë normal 220 V. Nëse nuk jeni të sigurtë mos e vendosni në karikim pajisjen. Pasi sigurohemi për tensionin korrekt të prizës pajisja vendoset në karikim vetëm me karikuesin e saj origjinal që ndodhet në kuti.Përgjatë 2-3 orëve të karikimit personi duhet të qëndrojë pranë pajisjes dhe jo ta lëri atë vetëm në mënyrë që të ndjek mbarëvajtjen e karikimit te pajisjes.
BËNI KUJDES NGA:
Kujdes: MOS E PERDORNI PAJISJEN NESE NUK KENI LEXUAR DHE KUPTUAR MANUALIN E PERDORIMIT.NE RAST PAQARTESIE JU DUHET TE PYESNI STAFIN TONE I CILI NE RAST NEVOJE ESHTE I DISPONUESHEM PER PERKTHIMIN DHE SHPJEGIMIN E MANUALIT TE PERDORIMIT. PAJISJA NUK DUHET LENE KURRE NE KARIKIM ME TEPER SE 2-3 ORE SI DHE DUHET MBIKQYRUR GJATE GJITHE KARIKIMIT.
Përdoruesit e Hoverboard duhet të kenë arritur moshën 18 vjec. Nëse ai nuk ka arritur këtë moshë ai duhet të shoqërohet dhe të mbikqyret nga një i rritur.
Kjo pajisje mund të përdoret vetem në ambiente pa makina.