Regjistrimi në këtë sit ju lejon ju të hyni dhe të merrni informacion mbi llogarinë tuaj dhe historinë e porosive tuaja. Thjesht plotësoni fushat më poshtë, dhe ju do të keni në moment një llogari të re. Ne do t'ju kërkojmë vetëm informacione të nevojshme për ta bërë më të shpejtë dhe më të lehtë procesin e blerjes.
Krijo një llogariE gjith kjo nisi në vitin 2001.
Ishte koha kur dyqanet e elektronikes në Tiranë numëroheshin me gishtat e dores dhe ku shërbimi që ofrohej ishte i dobët dhe aspak profesional.
Në atë kohë ne na lindi idea e krijimit të një pike takimi të elektronikes dhe të apasionuarve te saj, artistet dhe njerezit e zakonshem.
Problemi ishte që ne ishim akoma studente (20 vjec) me mundesi financiare shumë te pakta.
Morem një dyqan të vogël me qira, 200 000 Lek borxh dhe i shpenzuam te gjitha këto para në blerjen e produkteve, aksesorëve dhe veglave të punës. Një ndër ndihmat më të mëdha që prej fillimit, ishte babai ynë fizikant i apasionuar me elektronikën, i cili na ngriti laboratorin tonë të parë profesional.
Electronic Line u themelua në 10 Prill të vitit 2001 duke u pozicionuar që në fillim si një lojtar i vogël por me ambicje të mëdha të lidhura ngushtë me cilësinë dhe jo me sasinë, duke tërhequr kështu rreth vetes më të apasionuarit e elektronikës ne Shqipëri.
Me një stil dhe shërbim unik “Electronic Line” shpalos ekskluzivisht risitë e markave me prestigjioze të elektronikës si dhe ofron Servisin më profesional të tyre në Shqipëri.
Misioni ynë që në fillim ka qenë dhe është i drejtuar drejt cilësisë dhe jo sasisë.
Në 18 vite si kompani kënaqësia jone më e madhe është shërbimi që ne u ofrojmë klienteve tanë.
Electronic Line, the best or nothing!