Menu
Shporta 0

Kushtet e Garancisë

Informacion në lidhje me garancinë për produktet dhe aksesorët elektronikë

 

-Kjo  garanci mbulon vetëm defektet e fabrikimit dhe është e vlefshme për një periudhë :

- 30 (tridhjetë) ditore për aksesorët elektronikë

- 3 muaj per kufje dhe speaker audio të markave JBL dhe B&O, Beats.

- 6 muaj per iPhone dhe iPad me Electronic Line dhe 1 vjecare internacionale me Apple.

-12 muaj per MacBook dhe iMac.

 

Kushtet e Garancisë

  1. Garancia e mbulon produktin për periudhën nga data e blerjes deri në datën e mbarimit të garancisë. Kjo garanci ju mbulon vetëm defektet e fabrikimit brenda periudhës së garancisë. Në momentin që do t’ju duhet ta përdorni garancinë, atëherë ju duhet të paraqiteni sëbashku me pajisjen e pahapur fizikisht pranë dyqanit.
  2. Garancia ofron riparimin e pajisjes nga defektet e fabrikimit i cili bëhet brenda një periudhe 30 ditore. Ajo nuk ofron ndërrimin e pajisjes.
  3. Pajisja del automatiksht nga garancia për të gjitha llojet e difekteve, nëse ka:
    1. Dëmtime mekanike (gërvishtje ose goditje), dëme nga lagështira, përplasje nga transportimi jonormal.
    2. Keqpërdorim të pajisjes.
    3. Dëmtime të ekranit si psh:( Nuk shfaqet figura fare, njolla ,viza apo pika të ndryshme mbi ekran).
    4. Dëmtimet nga luhatjet e tensionit, rrufeja, karikimi i pajisjes me karikues jo origjinal te cilat shkaktojne sjellje jo normale te pajisjes si fikje e papritur,shkarkim i menjehershem i baterise dhe cakordim ne tregimin e perqindjes se baterise.
    5. Ndërhyrje brenda në aparaturë.
    6. Dëmtime të software-it të pajisjes, instalim jo i saktë i update .
    7. Dëmtime nga shkaqe madhore.
  4. Kompania nuk mban asnjë lloj përgjegjësie për:
    1. Gërvishtjet e shasisë.
    2. Goditjet e shasisë
    3. Rëniet e cipës së larë të shasisë.
    4. Shkëlqimit të shasisë.
    5. Dëmtimet e shkaktuara nga perplasja apo rrezimi i paisjes.6.
    6. Garancia për aksesorët (karikuesein, kufjen dhe kabllot etj) është vetëm 30 ditë.
    7.  Klienti duhet të ruajë me kujdes kutinë dhe manualet e përdorimit deri në periudhën e mbarimit të garancisë.

Kujdes: Garancia nuk mbulon asnjë problem të shkaktuar nga përdoruesit, si dhe në rast se aparatura është hapur nga persona të tjerë më parë, aparatura del automatikisht jashtë garancie.


Mënyra si veprohet për kryerjen e ciklit të baterisë është si më poshtë:

Duke ndezur pajisjen e lëmë që të shkarkojë karikimin e baterisë që mund të ketë gjendje nga fabrikimi. Më pas e vendosim në karikim për 12 orë rresht pa shkëputje. Duke ndezur telefonin e lëmë të shkarkohet plotësisht përsëri, e karikojmë sërish 12 orë rresht pa shkëputje. Pas këtij procesi vazhdojmë normalisht mënyrën e perhershme te karikimit.  

 

KUJDES: CIKLI NUK MUND TË KRYHET DUKE E KARIKUAR NË MAKINË PAISJEN.

 

___________________________________________________

 

 

Fletë Garancie për HOVERBOARD

 

Kjo fletë garancinë është e vlefshme për një periudhë 10 (dhjetë) ditore nga data e blerjes dhe mbulon vetëm defektet e fabrikimit.

 

Instruksione mbi karikimin e HOVERBOARD:

Përpara vendosjes në karikim përktheni, lexoni dhe kuptoni në detaje manualin e përdorimit. Më parë sigurohemi që tensioni i ndërtesës të jetë normal 220 V. Nëse nuk jeni të sigurtë mos e vendosni në karikim pajisjen. Pasi sigurohemi për tensionin korrekt të prizës pajisja vendoset në karikim vetëm me karikuesin e saj origjinal që ndodhet në kuti.Përgjatë 2-3 orëve të karikimit personi duhet të qëndrojë pranë pajisjes dhe jo ta lëri atë vetëm në mënyrë që të ndjek mbarëvajtjen e karikimit te pajisjes.


BËNI KUJDES NGA
:

  1. Dëmtimet mekanike, dëme nga lagështira, përplasje nga transportimi apo përdorimi jo normal;
  2. Keqpërdorimi i pajisjes;
  3. Dëmtimet nga luhatjet e tensionit apo rrufeja;
  4. Ndërhyrje brenda në aparaturë nga servise të pa autorizuar për riparimin e hoverboard-eve;
  5. Dëmtime nga shkaqe madhore, apo shkaqeve të mëposhtme:
  6. Nxehet gjatë karikimit, ndaj kontrollojeni atë gjatë 2-3 orëve të karikimit;
  7. Djegjeve gjatë karikimit nga luhatjer e tensionit, ndaj mbajeni nën kontroll atë;
  8. Gërvishtje shasie ose rënie e cipës së larë të shasisë apo bojës, ndaj mos e godisni apo ta përplasni atë

 

Kujdes: MOS E PERDORNI PAJISJEN NESE NUK KENI LEXUAR DHE KUPTUAR MANUALIN E PERDORIMIT.NE RAST PAQARTESIE JU DUHET TE PYESNI STAFIN TONE I CILI NE RAST NEVOJE ESHTE I DISPONUESHEM PER PERKTHIMIN DHE SHPJEGIMIN E MANUALIT TE PERDORIMIT.PAJISJA NUK DUHET LENE KURRE NE KARIKIM ME TEPER SE 2-3 ORE SI DHE DUHET MBIKQYRUR GJATE GJITHE KARIKIMIT.

Përdoruesit e Hoverboard duhet të kenë arritur moshën 18 vjec. Nëse ai nuk ka arritur këtë moshë ai duhet të shoqërohet dhe të mbikqyret nga një i rritur.

 

Kjo pajisje mund të përdoret vetem në ambiente pa makina.