Beats nga Dr. Dre (Beats) është një markë audio shumë e njohur e themeluar në vitin 2006 nga Dr. Dre dhe Jimmy Iovine. Suksesi i vazhdueshëm i markës ka ndihmuar për të sjellë energji, emocion dhe adrenalinë në përvojën e dëgjimit për dashamirësit e muzikës në të gjithë botën.
Kufjet dhe altoparlantët nuk ishin e vetmja gjë për të cilën po punonte Beats. Në vitin 2012 ata gjithashtu blenë një kompani të transmetimit muzikor të quajtur MOG Inc. për rreth 10 milion dollarë e quajtur Beats Music.
Pastaj në vitin 2014 Apple e bleu kompaninë për një shumë prej 3.2 miliardë dollarësh dhe tani përmban një gamë massive të kufjeve “në” vesh dhe “mbi” vesh. Kompania fitoi shërbimin streaming, i cili, pas disa ripunimeve, përfundimisht u bë Apple Music.
Në Shqipëri ka qënë I pari Electronic Line në promovimin e këtyre kufjeve të cilat mund të themi që sot janë përhapur në masë. Për shkak të cilësive të tyre, ato kanë gjetur një përdorim të gjerë.
Nëse keni akoma dyshime,ne po ju rradhisim disa arsye të mira pse duhet ti blini këto kufje fantastike:
- Këto kufje janë shumë të lehta në krahasim me kufjet e tjera të cilat peshojnë shumë.
- Kanë një përdorim të gjerë duke qënë se janë të dizajnuara edhe për Dj dhe punojësit e studiove muzikore.
- Janë komfort sepse kanë edhe sfungjerë të cilët ndryshe nga kufjet e tjera, nuk do ju lëndojnë aspak veshet.
- Beats kanë bateri që zgjat deri në 20 orë.
- Bateria rimbushet shumë shpejtë.
- Mund ti lidhni edhe me paisjet teknologjike me Bluetooth, (lidhen me sistemet Android dhe iOS).
- Përvec muzikës që keni zgjedhur për të dëgjuar, nuk do të dëgjoni asgjë tjetër sepse bëjnë të mundur reduktimin e zhurmës nga ambienti I jashtëm.
- Kanë një sistem akustik të saktë që do të thotë: qartësi e tingullit në nivelet më të larta të mundshme dhe një tingull të balancuar.
- Lidhje e shkëlqyer me wireless
- Janë multifunksional që do të thotë se mund të aktivizoni Sirin, të merni telefonata, të dëgjoni muzikë etj.
- Keni mundësi të zgjidhni mes ngjyrave të shumta të cilat janë disponibël për ju.
Beats by Dr Dre ofrojnë cilësi të shkëlqyeshme të tingullit, dhe padyshim që ia vlen të hidhni një sy nëse jeni adhurues i muzikes. Dizajni është fantastik. Këto kufje përfaqësojnë një stil guximtar sepse paraqiten në ngjyra të ndryshme dhe modele të ndryshme. Prapë se prapë, cilësinë e tyre do e kuptoni vetëm kur ti keni në vesh dhe të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar. Muzika hip hop, elektronik dhe pop janë zhanre që kombinohen më së miri me këto kufje.
Vendosni këto kufje në vesh, ngrini volumin e muzikes tuaj të preferuar dhe zyrtarisht jeni në botën tuaj.