Që nga viti 2020, Apple ka punuar për të eliminuar çipat Intel duke kaluar të gjithë linjën Mac në çipat e silikonit Apple dhe viti 2022 pritet të jetë viti kur do të përfundojë ky tranzicion.
Dizajni
Apple thuhet se po punon në dy përditësime për Macbook Pro. MacBook i pare do të jetë një pasardhës i Macbook Pro 2019 por me një dizanj më modern, me një veshje modulare, ndërsa modeli i 2-të do të jetë me përmasa më të vogla.
Mac Pro më i madh pritet të vazhdojë të përdorë të njëjtën kornizë çeliku inoks dhe strehë alumini. Ndërsa për pjesën termike (pjesë e nxehtësisë) do të ketë 3 pjesë të ndryshme të cilat shërbejnë për shpërndarjen e nxehtësisë.
Sa i përket Mac Pro-së më të vogël, ai është përshkruar të jetë i ngjashëm me Mac Pro ekzistues, por me një mbyllje më kompakte dhe gjysmën e madhësisë së mëparshme. Ai do të ketë një pjesë të jashtme kryesisht prej alumini, dhe Mark Gurman i Bloomberg komunikoi se do” na sjelli nostalgji" për Power Mac G4 Cube.
Çipa silikoni të Apple
![]()
Apple po vendos ne zbatim disa çipa silikoni Apple me fuqi super të lartë për Mac Pro.
Sipas Gurman, Mac Pro, më i madhi, do të vazhdojë të jetë i pajisur me çipa Intel ndërsa modeli më i vogël do të adoptoj çipin silikon te Apple.

Data e publikimit
Mac Pro pritet të dalë në një moment në vitin 2022 dhe mund të prezantohet që në Qershor, ndoshta në Konferencën Botërore të Zhvilluesve, por për çipat e silikonit Apple mund ta shtyje në vjeshtë, duke u dhënë zhvilluesve pak më tepër kohë për të përgatitur programi për çipat më të fuqishëm të silikonit të Apple.
#electronicline #apple #dyqanfizik #siliconechip

