Më poshtë do të gjeni disa truke të fshehura për Macbok dhe iMac, që mund të mos i dini.
- Si të fshihni shpejt aplikacionin aktual aktiv nga ekrani.
Mund ta bëni këtë shpejt duke përdorur butonat e tastierës: CMD + H.
Për të rivendosur dritaren, thjesht klikoni në ikonën e folderit të aplikacionit.
- Shfaq skedarët e fshehur në Finder
Një mënyrë super e shpejtë dhe e lehtë për të zbuluar skedarë të padukshëm ose të fshehur në Finder është përdorimi i butonave së tastierës CMD + SHIFT + Period.
Në këtë mënyrë do të shihni se të gjithë skedarët e shënuar si të fshehur do të shfaqen në një gjendje gri. Për të fshehur përsëri skedarët, thjesht përdorni përsëri të njëjtën komandë.
- Mund të shfaqni keyboard me emoji vetem me një komandë.
Për të shfaqur tastierën Emoji, shtypni CTRL + CMD + SPACEBAR.
Një dritare e vogël shfaqet me një grup emoji brenda saj.
- Përdorimi i tastit Option për të lëvizur skedarët
Në Finder, mund të kopjoni një skedar duke klikuar me të djathtën ose duke përdorur CMD + C. Pastaj nëse doni të zhvendosni një skedarin në një vend tjetër përdorni kombinimin CMD + OPT + V.
- Shtimi i videove në QuickTime
Keni një modifikim të shpejtë të videos për të bërë, por nuk dëshironi të hapni iMovie ose Final Cut? Provoni QuickTime. Me një video të hapur tashmë, thjesht tërhiqni një video tjetër në dritare për ta prerë dhe shtuar. Ai gjithashtu funksionon me skedarë MP3.
Dëgjohemi në blogun e rradhës! 😉
#electronicline #dyqanapple #macbook #iMac