Hoverboard rrjedh nga anglishtja hover=pluskoj dhe board=derrasë, pra dërrasë pluskuese në ajër, megjithatë për produktin në fjalë një shpjegim më i saktë do ishte skuter portative.Ai vepron duke hipur në një platformë dhe drejtimi i udhëtimit kontrollohet duke shtypur anesoret prej kauçuku kur je duke qëndruar drejt në këmbë.
Falë disa sensorëve të vendosur brenda, hoverboardët pothuajse me magji mund të ruajnë ekuilibrin e tyre.Kthesat mund ti merni nese ne menyre alternative shtypni përpara me njërën këmbë dhe prapa me tjetrën.
Po ju japim disa këshilla të shpejta nese keni ndermend te blini kete paisje
- Hoverboard-et e sotme janë skuter elektrik të vetë-balancuar. Mos prisni të kenë një shpejtësi marramëndëse.
- Mos blini një hoverboard për fëmijë me peshë të vogël. Nga pesha 22 kg e lart është e rekomandueshme përdorimi i kësaj paisjeje.
- Lexoni kritikat e klientëve në internet për cilësinë e ndërtimit për të pasur një ide.
- Konsideroni së pari markat profesionale të cilat ofrojnë garanci dhe mbështetje të klientit.
- Hoverboards duan disa orë për tu karikuar, kështu që duhet të jeni të durueshëm.
- Këto borde mund të udhëtojnë deri në 20 km.
Disa fakte interesante rreth hoverboard:
- Hoverboards janë shpikur dhe prodhuar në Kinë, nga një shpikës i quajtur Shane Chen.
- "Hoverboards" është një term që i referohet një bordi i cili nuk prek tokën, por qëndron mbi të. Disa njerëz preferojnë t'i quajnë borde vetë-balancuese ose skuter.
- Nëse doni të blini një hoverboard të mirë, duhet të rezervoni paraprakisht sepse shiten shumë shpejt!