iOS 14.4 dhe iPadOS 14.4 mbyllën fazën e testimit beta dhe vijnë tashmë për publikun. Përditësimi i ri sjell ndryshime në aplikacionin e kamerës, rregullime për bugs në tastierë dhe për vonesat në mesazhe.
Suport edhe për kodet e vogla QR
Tashmë kur skanoni nje kod QR me kameran e iPhone, kamera është në gjendje të njohë kode më të vogla QR.
Kategorizimi i paisjeve në Bluetooth
Kategorizimin e paisjeve në Bluetooth do të jetë sidomos për njohjen e kufjeve dhe pajisjeve audio. Monitorohet niveli i audios së kufjeve dhe ju dërgon disa sinjale nëse muzika që po dëgjoni është në nivel që mund të dëmtojë dëgjimin tuaj.
Rregullimet e Bugs
Rregullimet përfshijnë gabime të lidhura me HDR në fotografi, faktin që gjuha e tastierës nuk shfaqej e duhura në aplikacionin Messages dhe per sugjerimin jokorrekt të fjalëve apo vonesën në të shkruar në aplikacionin Messages.
Time to Walk
Nëse keni një Apple Watch në versionin WatchOS 7.3 dhe nëse keni një rregjistrim tek Apple Fitness +, tani ju ofrohet një mundësi në aplikacionin Apple Watch Workout për të dëgjuar histori "Time to Walk ", ku të ftuarit ndajnë histori frymëzuese ndërsa bëni një stërvitje në këmbë.
Folësit ndajnë mësimet e marra, kujtimet kuptimplota, mendimet mbi qëllimin dhe mirënjohjen, dhe tema të tjera që të nxisin mendimet.
“Time to Walk” është në dispozicion vetëm për abonentët e Apple Fitness +.
Përditësimi është i disponueshëm dhe do të shfaqet në ditët në vijim. Nëse nuk shfaqet ende, durim dhe kontrollo herë pas here ‘settings’.
Edhe iPadOS 14.4 përfshin të gjitha të rejat e mësipërme dhe kështu të gjitha problemet do marrin zgjidhje. I disponueshëm po ashtu në ditët në vijim.
Ne mezi po e presim, po ju ?