Lançuar një dekadë më parë, iPad vazhdon të mbetet një ndër tabletat e vetme, që ia vlen të blihet.
Tabletat kanë ekzistuar shumë kohë më përpara se Steve Jobs të prezantonte tabletin e parë në Janar të 2010 , por asnjë nga ato nuk ngjante me atë çfarë Apple kishte krijuar.
Një version që bashkoi në një të vetme më të mirën e një telefoni dhe atë të një kompjuteri.
Tabletat android vazhdojnë të shiten në masë për shkak të çmimit ekonomik, por nëse po kërkoni për një produkt me cilësinë maksimale iPad padyshim do jetë zgjedhja e duhur.
Konsistenca me shumëllojshmëri
Arma sekrete e iPad është konsistenca, si në cilësine e ndërtimit ashtu dhe në performancë. Përgjatë viteve, Apple zgjeroi prodhimin e tij për të ofruar çmime për përdorues të ndryshëm, kështu që ju mund të zgjidhni shumë thjeshtë modelin më të përshtatshëm për ju.
Dizajni
Një shasi metalike e kombinuar me një ekran të mrekullueshëm mbetet tipari kryesor i iPad. Me çdo prodhim të ri, iPad bëhet më i lehtë dhe më i hollë, por ajo që mbetet gjithmonë e njëjtë është dizajni premium.
Është fakt që të gjithë iPad-et janë të shpejtë, praktikë dhe jetëgjatë nëse mirëmbahen siç duhet. Performanca e iOS, e kombinuar me dizajnin, e bën këtë produkt të preferuarin e profesionistëve dhe të apasionuarve pas teknologjisë.
Software
Padyshim që një ndër arsyet kryesore për suksesin e iPad është software, i cili tashmë është aq i zhvilluar sa të konkurojë me atë të një laptopi. Apple ofron softëware-in e fundit dhe është lehtësisht i aksesueshem dhe për modele që kanë vite që janë prezantuar. Për shembull, iPadOS 14 është i përshtatshëm dhe me iPad Air 2, i cili është hedhur në treg në vitin 2014.
Aksesorët
Apple ofron aksesorë që i bëjnë më të lehtë punët tuaja në iPad.
Shumica e iPad-ëve janë të përshtatshëm me tastiera praktike, të cilat mund ta kthejnë iPad-in tuaj në një laptop.
Apple Pencil është miku më i mire i iPad. Me anë të tij mund të realizoni punime të mrekullueshme shumë here më lehtë sesa me një laps të thjeshtë.
E pra, doni më për iPad-in.........?!
Një tablet ndoshta jo për të gjithë, por për ty po!