Prezantimi i produkteve Apple në eventin e Shtatorit
Blogu Kryesor

Prezantimi i produkteve Apple në eventin e Shtatorit

Për vite me rradhë, Apple ka mbajtur gjithmonë eventin e tij më të madh të vitit në Shtator ku prezanton kryesisht linjën e re të iPhone, si dhe produkte të tjera.

Apple së shpejti pritet të konfirmojë datën e eventit, ku përveç serisë së re të iPhone 13, pritet të lançojë AirPods gjenerata e 3-të, Apple Watch seria 7, iPad mini të gjeneratës së 6-të dhe disa modele MacBook-u.

1. 1. Një iPhone i ri

iPhone është ndër produktet më të rëndësishëm për Apple dhe gjithashtu produkti më i kërkuar nga klientët. iPhone 13 pritet të ketë një ekran 120 Hertz, kamer të përmirësuar dhe çipin e ri A15.

1. 2. Apple Watch seria 7

Një paisje tjetër që padyshim do të luaj një rol në eventin e shtatorit është dhe lançimi i Apple Watch 7 me një çip të ri brenda, një dizajn të ri, jetëgjatësi të përmirsuar të baterisë dhe një opsion të ri përsa i përket shëndetit që pritet të jetë monitorimi i sheqerit në gjak.

1. 3. AirPods 3

AirPods 3 do vijë gjithashtu me ndryshime në dizajn, përmirësime të baterisë, anullimin e zhurmës dhe një sistem më të mirë të kontrollit të zërit.

1. 4. Macbook Pro

MacBook Pro i ri 14 dhe 16-inch janë afër lançimit të tyre, ato mund të lançohen në eventin e shtatorit ose një muaj më vonë në një event tjetër. MacBook-ët e rinj pritet të kenë performancë të përmirsuar, një dizajn të ri, ekrane të përmirsuara dhe porta shtesë për përdorim sa më praktik.

1. 5. MacBook Air

Një dizajn krejtësisht i ri me një mori ngjyrash të reja, një jetëgjatësi shumë më të përmirësuar të baterisë dhe çipi i shumëpritur M2 janë ndryshimet që pritet të ketë modeli i ri MacBook Air duke e bërë atë një pajisje e mahnitshme dhe ndoshta dhe laptopin më të shitur të Apple.

 

#electronicline #apple #imac

Shkruaj një përgjigjie

Adresa juaj nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë cilësuar *