Pse të kalojmë nga iPhone X në iPhone 11…
Blogu Kryesor

Pse të kalojmë nga iPhone X në iPhone 11…

“Thjesht sasinë e duhur të gjithçkaje!”- ky është slogani që ka shoqëruar lançimin e iPhone 11 nga kompania Apple në 29 shtator të këtij viti.

Me një sërë risish dhe lehtësirash, sidomos për të apasionuarit pas fotografisë, lançimi i iPhone 11 i ka vënë përdoruesit e kësaj marke, e sidomos ato të iPhone X përpara një dileme të madhe. Ndërkohë që shumë përdorues besnikë të iPhone X mund të jenë disi skeptikë në lidhje me faktin se cilat janë ato veçori kaq të dallueshme që e bëjnë më superior se pararendësin i tij, le të hedhim një sy tek karakteristikat e iPhone 11.

Menjëherë, në pamje të parë tek iPhone 11 janë dy gjëra që të bëjnë përshtypje : ngjyra dhe madhësia e ekranit.

Në dallim nga iPhone X i cili është i disponueshëm vetëm në ngjyrë argjendi dhe gri, iPhone 11 ka një varietet zgjedhjesh duke nisur që tek: e kuqe, e zezë, jeshile, lejla, e verdhë dhe e bardhë. Në anën tjetër, madhësia e ekranit që është ekzaktësisht 0.76 cm më e madhe se ajo e iPhone X, mundëson një fushëpamje më të madhe. Gjithashtu, iPhone 11 ka një rezolucion më të lartë duke e bërë më të qartë pamjen, sidomos kur bëjmë zmadhim të figurës.

Le të kalojmë tek pjesa e preferuar, kamera.

Risia e parë është sistemi dual i kamerës i cili mundëson të kapësh fushëpamje katër hërë më shumë. Për më tepër, kamera Ultra Wide mundëson dhe rritjen e volumit të zërit me zmadhimin e figurës. Të mos harrojmë dhe mundësinë për të edituar videot, njësoj si fotot. Risia e dytë është “Night Mode”, e cila ndizet automatikisht kur drita është e ulët, duke i bërë fotot të duken natyrale, pa pasur nevojë për flash. Nëse me iPhone X i pëlqeni shumë fotot Portrait, atëherë me iPhone 11 do ti pëlqeni akoma dhe më shumë, sepse këtë herë mund të bëni foto Portrait, por së bashku me miqtë tuaj. Vlen të përmendim selfie-t, ku tanimë slow motion është lehtësisht i mundur.

iPhone 11 është rezistent ndaj ujit në thellësi 2 herë më shumë se iPhone X.

E fundit por jo më pak e rëndësishmja, iPhone 11 punon me proçesorin më të avancuar A13, duke mundësuar jo vetëm një shpejtësi marramendëse në veprime, por një bateri e cila zgjat gjatë gjithë ditës dhe që i duhet shumë pak kohë për tu karikuar. Siç vetë Apple ka deklaruar, ky është një proçesor shumë vite përpara tekonologjisë, prandaj a jeni i sigurt që do mund t’i rezistoni tundimit për të mos e pasur dhe provuar me dorën tuaj?

 

Shkruaj një përgjigjie

Adresa juaj nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë cilësuar *