Nëse do të ndihmosh dikë, sot, në botën që jetojmë, mjafton t’i tregosh se ku të drejtohen kur bëhet fjalë për celularin e tyre, ndaj jam e sigurtë se pasi të lexoni historinë time, do të më falenderoni në fund.
Teksa them këtë, më kujtohen ato miliona “meme” në Instagram, ku të gjithë bëjmë humor se sa i rëndësishëm është sot celulari për ne. “Ups rashë në tokë dhe theva legenin, fal Zotit që nuk theva telefonin” – është një ndër memet më pikante dhe si për dreq, pasi kisha qeshur e treguar këtë tek 1000 miq të mitë, më ndodh e kundërta: Për dreq, rrëzohem teksa vrapoja një ditë dhe xhami i celularit kriset tërësisht ndërkohë që me një test të thjesht që bëra edhe audio te celularit tim, tip “iPhone” nuk funksionte siç duhet. Ju e dini mirë, nuk është e thjeshtë që nga një pakujdesi e tillë ta hedhësh këtë aparat në plehra e ta zëvendësosh me diçka tjetër. Ndaj kisha mbetur vetëm me një opsion: Ta rregulloja në një servis.
E panikosur sepse për disa minuta që celulari nuk funksiononte nuk kisha asnjë kontakt me botën, fill pasi pash një dyqan servisi në rrugë, pa u menduar u futa brenda. Ndonëse zotëria që më priti nuk kishte pikën e tij më të fortë komunikimin, sërish vendosa të bëja kompromisin e një konsumatori tipik shqiptar “varja, le të më rregullojë telefonin pa le të flasë sikur i kam ngrënë bukën”. Të riparoja dëmtimet, sipas këtij zotërisë teknik, më duhej të paguaja një shifër që duhet ta pranoj, mu duk mjaft e shtrenjtë. Por menjëherë i thash se më problem kam kohën sepse siç e dimë, telefonin e kemi të gjithë sot mjet pune. Më premtoi se gjithçka do të ishte gati për 24 orë duke më garantuar për cilësinë makismale të produkteve që do të përdorte për zëvendësim.
24 orë pas këtij momenti, jo vetëm që nuk kisha në dorë celularin por tashmë situata më kishte dalë jashtë kontrollit dhe isha mërzitur vërtetë. U ndjeva e mashtruar, e fyer dhe shumë keq për faktin se si konsumatori, në këtë rast unë, duhet t’i lutet e “stërlutet” një kompanie private për shërbimin që në fakt do paguajë në fund. Pagesën e kisha bërë paradhënie, ashtu siç e donte, ndaj shansi për të rebeluar duke përdorur pagesën ishte shuar. Celulari mu vonua më shumë se 48 orë dhe sërish pasi e mora, e falenderova për shërbimin. Kur e përdor, shoh se nuk dëgjoja mirë, çka do të thotë se përveç ekranit (që rezolucionin e kishte skandaloz, por kjo ishte e keqja më e pakët), pjesa e audios as nuk ishte prekur. Kthehem prapa në dyqan dhe tekniku me një sjellje arrogante më thotë se kur unë me doemos do e kem prishur sërish sepse për aq kohë sa ata e kishin celularin ai funksiononte. E nevrikosur, e pamundur për të dhënë përgjigje, i rrëzova disa orendi që kishte mbi tavolinë dhe ika pa I kthyer sytë pas.
Më paratë dhe durimin të humbur, një mikesha ime më tregoi për dyqanin i cili ka ekskluzivitetin e Apple në Shqipëri, “Electronic Line”. Stafi u tregua vërtet mikpritës me mua dhe kjo ishte një shenjë e mirë ndonëse unë sërish isha goxha pesimiste nga ajo çka kisha përjetuar më herët. E mërzitur dhe me besim të thyer, i kërkoj personelit të “Electronic Line” të ishin të sinqertë me mua: të ma thonin troç nëse celulari ishte i pamundur për rregullim.
Me shumë qetësi, ata më shpjeguan të gjithë procesin, zgjodhën bashkë me mua produktet që do të riparonin celularin tim të cilat kishin garancitë dhe kodet përkatëse të çertifikuar nga “Apple”. Për shumë pak orë u riktheva në dyqan dhe mora celularin. Ishte rregulluar siç duhet më ofruan edhe asistencë të mëvonshme nëse do të kisha nevojë dhe madje më dhuruan edhe një fishë për karikim duke qenë se e kishin parë se fishës time po “i vinte fundi” nga mbipërdorimi.
Dola e lumtur nga “Electronic Line” duke marrë jo vetëm celularin e rregulluar por edhe një eksperiencë unike shërbimi, çka më bëri të ndihem si një kliente dinjitoze ku dëshira ime vinte e para për ta.
Do të kisha dashur që dikush të më rrëfente ndonjë histori të ngjashme me këtë timen përpara se ta provoja vetë të gjithën, sepse e di që ka me mijëra persona që kanë përjetuar të njëjtat zhgënjime me mua, sidomos tek dyqanet që riparojnë pajisje eklektronike dhe “padituria” jonë rreth teknologjisë bën gjithçka më të lehtë për manipulim nga ata që janë ekspert të fushës. Por tani kur e risjell në mendje, jam e lumtur që ndodhi kështu sepse më dha një mësim shumë të mirë: duhet provuar “e keqja” për t’ja ditur vlerën “të mirës”.
Unë nuk i jam ndarë “Electronic Line” që prej asaj dite dhe emrin tim nuk po e bëj publik sepse dua që ky shkrim të mos përkthehet vetëm në konsideratën personale që kam krijuar për ta por të përcillet tek të gjithë si një histori reale e një personi që nuk dëshiron t’i shohë të tjerët të kalojnë të njëjtin stres.