Të reja iOS 14.5
Blogu Kryesor

Të reja iOS 14.5

Pas daljes së iOS 14.4 në fund të muajit janar, Apple shumë shpejt kaloi tek iOS 14.5. Aktualisht, ky version i ri është në fazën e beta test. Lançimi i tij, i cili u bë sot, është premierë e një cikli evolucioni të sistemit operativ.

Versioni final i iOS-it të ri, do të jetë i disponueshëm për secilin prej jush rreth fundit të muajit Mars ose mesit të muajit Prill.
Përpos korrigjimit të disa bugs-ave dhe përmirësimit të përgjithshëm të përformancës, ky version do të sjellë dhe disa risi:

Hapja e iPhone

iOS 14.5 dhe Watch 7.4 Apple do e bëjë më të thjeshtë hapjen e iPhone-it dhe kur ju mbani maskë. Tashmë egziston një opsion i ri “Unlock With Apple Watch”, i cili lejon Apple Watch-in si një mënyrë dytsore për të hapur iPhone-in tuaj, kjo do të thotë që ju nuk do keni më nevojë për të hequr maskën apo të shkruani passwordin pasi mund ta bëni këtë me Apple Watch. Ky opsion është i disponueshëm në Settings, tek opsioni Face ID & Passcode, thjesht zgjidhni opsionin “Unlock with Apple Watch”

Dual-SIM 5G

Të gjithë ata që përdorin iPhone me dy karta funksionale mund të jenë të lumtur të dëgjojnë që iOS 14.5 më në fund përfshin suport global për rrjetin 5G për të dyja kartat në modelet iPhone 12.

Siri Emergency Calls

Tashmë iOS 14.5 lejon Siri-n të telefonojë urgjencën me një komandë “Hey Siri,call emergency”

App Tracing Transparency

Kur të lançohet iOS 14.5, reklamuesit do të duhet të marrin lejen e përdoruesit për të pasur akses tek të dhënat e tyre në mënyrë që t’ju shfaqin reklama në aplikacione të ndryshme ose në faqe në internet.

Reminders App

Tani ju mund të rendisni Reminders sipas datës së krijimit, prioriteteve apo titullit. Tani egziston dhe opsioni për të printuar listën e Reminders, opsion që ishte kërkuar nga përdoruesit me kohë.

Emergency Alerts Settings

Nëse shkoni tek Settings-Notifications dhe zgjidhni opsionin Emergency Alerts do ju vijnë paralajmërime në raste të një termeti, cunami etj. Ky paralajmërim do të shoqërohet me sinjal në formën e një alarmi.

Mjaft interesante këto risi! Juve si ju duken?

Shkruaj një përgjigjie

Adresa juaj nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë cilësuar *