WhatsApp, aplikacioni më i popullarizuar i bisedave në botë, po punon shumë për të qënë më i sigurt dhe privat.
WhatsApp shpesh bën lajmërime të mëdha në lidhje me sigurinë e tij,dhe shumë njerëz mendojnë se këtë ë bën prej kërcënimeve më të cilat përballet. Duke qënë një nga aplikacionet më të mëdha të mesazheve, WhatsApp ka kapur vëmëndjen e hakerave.
Ky aplikacion, po punon shumë për të qënë më i sigurt dhe privat.
Sidoqoftë, ka edhe disa hapa të tjerë që mund të ndërmerrni për të mbrojtur sigurinë dhe privatësinë tuaj.
- Aktivizoni verifikimin e dy faktorëve të WhatsApp: Verifikimi me dy hapa është opsional në WhatsApp, por përdoruesi duhet të sigurojë llogarinë e tij WhatsApp me këtë mënyrë. Pasi të aktivizohet verifikimi me dy hapa, çdo përpjekje për të verifikuar numrin e telefonit në WhatsApp do të kërkojë një kod gjashtë shifror, i cili është krijuar nga përdoruesi.
- Verifikoni kodin e sigurisë WhatsApp: Çdo bisedë në WhatsApp ka kodin e vet të sigurisë. Kodi përdoret për të siguruar që biseda është e koduar. Për të verifikuar një kod sigurie, përdoruesit i duhet një fotografi të kodit të sigurisë. Këto kode sigurie ndryshojnë kur instaloni / çinstaloni WhatsApp ose ndryshoni telefonin.
- Aktivizoni rezervën e cloud të WhatsApp: WhatsApp mban kopje rezervë të çdo mesazhi, video ose fotografie që është e shperndare në Google Drive ose iCloud. Sidoqoftë,lajmi i keq është se këto kopje rezervë nuk janë të koduara. Prandaj, nëse doni të siguroni privatesine, duhet te ndaloni t'i ngarkoni të dhënat në cloud.
- WhatsApp ka zbatuar enkriptimin fund-në-fund që do të thotë se mesazhet mes 2 ose më shumë personave, janë të lexueshem vetëm për ta.
- Qëndroni larg nga aplikimet jozyrtare të WhatsApp: Versionet e ndryshuara të WhatsApp si WhatsApp Plus dhe GB WhatsApp shkelin kushtet e shërbimit të aplikacionit.
- Kontrolloni privatësinë tuaj në WhatsApp: WhatsApp po përpiqet shumë për t'ju mbrojtur nga bota e jashtme, por pjesën tjetër duhet ta bëni ju.
Si përfundim, Whats app është një aplikacion që krijon lehtësi në komunikim, duke kursyer kohë dhe para. Por nëse përdoret në mënyrë jo të duhur, mund të krijojë efekte anësore të tilla si varësia dhe të çojë në probleme shëndetësore. Prandaj, ne duhet të përdorim Whatsapp në mënyrë të tillë që ta shfrytëzojmë në këtë aplikacion e jo e kundërta si dhe të mos harxhojmë kohë të tepërt në të. Në këtë mënyrë, ne mund të ruajmë një ekuilibër të drejtë midis komoditetit të komunikimit dhe një jetese të shëndetshme.