Karikues origjinal në krahasim me karikueset e markave dytësore!
Përveç telefonit, një tjetër paisje shumë e rëndësishme është edhe karikuesja që ju do të përdorni për të.Shumë persona për ti rënë shkurt ose edhe për të kursyer,blejnë karikuese me çmime të lira dhe jo origjinale.Pjesa tjetër që është më e përgjegjshme për blerjen që kanë bërë, zgjedhin karikues origjinal.
Si të zgjidhni karikuesin e duhur për baterinë tuaj!
- Blini një Karikues me cilësi të mirë
Para së gjithash, mos harroni se “lirë” mund të jetë shumë e shtrenjtë. Karikuesi është thelbesor në furnizimin me energji të baterisë dhe si i tillë është i rëndësishëm.Nëse blini një karikues me cilësi të dobët,do ta dëmtoi telefonin tuaj si dhe baterinë.Gjithmonë mundohuni të blini karikues origjinal që ti zgjasni jetën si telefonit ashtu dhe baterisë.
- Gjatësia dhe cilësia e kabllit të karikuesit
Nëse blini një kabull të shkurtër,kjo gjë do tju kufizojë në përdorimin e telefonit. E kundërta ndodhë nëse blini një kabull të gjatë. Vetëm duhet të keni parasysh që kabulli të jetë një cilësi e mirë.
- Rryma dhe voltazhi i karikuesit
Rryma e ngarkuesit matet në amper (A). Sa më e lartë kjo vlerë, aq më shpejt proçesi i karikimit. Karikuesit më të mirë mund të arrijnë 2.5A ose edhe më shumë. Nëse karikoni telefonin tuaj me një karikues që ka vlerë të lartë të amperit, telefoni juaj do të jetë i sigurt.Tensioni karikuesit duhet të përputhet me tensionin e baterisë së telefonit për të shmangur dëmtime të pariparueshme.
- Kontrolloni gjithmonë për mendimet e klientëve të tjerë dhe eksperiencat që kanë pasur ata me lloje të ndryshme karikuesesh. Në këtë mënyrë krijoni një ide.
Pak më poshtë po ju rradhisim 4 mite rreth karikimit të iPhonë:
- Përdorimi i një karikuesi që nuk është Apple është i rrezikshëm.
Kjo nuk është e vërtetë përsa kohë ju zgjidhni të blini karikues që kanë etiketën “Made for Iphone”.Dhe si gjithmonë mos harroni të blini një karikues me cilësi të mirë.
- Mos e përdorni telefonin tuaj ndërsa po karikoni
Kjo është gjysëm e vërtetë sepse gjatë kohës që po karikohet,telefoni ka nevojë për “pushim” dhe ju po e lodhni por kjo nuk do të thotë që është e rrezikshme ta përdorni telefonin gjatë karikimit.
- Mos e karikoni telefonin tuaj gjatë natës. Shumë prej nesh i vënë telefonat në karikim gjatë natës që të nesërmen bateria e tyre të jetë plotë. Iphonë si çdo produkt tjetër i Apple është aq i zgjuar sa ta ndaloi procesin e marjes së energjisë në momentin që shkon 100%. Kështu që mos e vrisni mëndjen për këtë detajë. Apple i ka menduar të gjitha.
- Asnjëherë nuk keni nevojë ta fikni iPhone-in tuaj. Kjo nuk është e vërtetë. Fikja e telefonit hera herës bën të mundur zgjatjen e jetës së baterisë dhe telefonit.
- Karikimi i telefonit në vënde publike nuk ka asnjë llojë problemi
Eshtë e gabuar, kjo gjë vë në rrisk të gjitha informacionet në telefonin tuaj sepse hakuesit e kanë më të lehtë ta bëjnë këtë gjë nëse ju e karikoni telefonin në vënde publike. Një karikues portabël do ishte një zgjidhje e mirë.
Gjëja kryesore që duhet të keni parasysh kur të bini një karikues për telefonin tuaj është që të jetë i një cilësie të mirë që të zgjasni jetëgjatësinë e telefonit. Shpenzoni në fillim por më pas do ja vlejë sepse do ruani telefonin tuaj dhe skeni pse blini karikuese të dorës së dytë.Teknologjia është gjithmonë duke përparuar dhe njërzit priren të blejnë produkte të cilat do tua bëjnë jetesën më të lehtë.Ndoshta më vonë do dalin mënyra të reja të karikimit të telefonave,por deri atherë duhet të merrni vendime të zgjuara.