Zëvëndësuesi i Laptopit që kushton shumë më pak...
Blogu Kryesor

Zëvëndësuesi i Laptopit që kushton shumë më pak...

....dhe sigurisht që po flasim për iPad-in!

 

Sa i domosdoshëm është iPad në ditet e sotme?

Çfarë është saktësisht iPad? Për çfarë përdoret?

 

iPad është një kompjutër tabletë. Pas publikimit të iPad origjinal, Apple deklaroi zyrtarisht se kjo është një pajisje "magjike dhe revolucionare" për "navigim në internet, leximin dhe dërgimin e emailit, shikimin e videove, dëgjimin e muzikës, luajtjen e lojërave, leximin e e-librave dhe shumë gjerave te tjera ".

 iPad ka madhësinë e një fletë standarde A4 (24x19 cm), trashësia e tij është 13.4 mm, peshon nga 600 në 700 gram. iPad gjithashtu ka dy kamera të integruara, të cilat bëjnë të mundur fotografimin dhe t’i përdorni kur komunikoni përmes Skype ose rrjeteve të tjera.

 

Avantazhet

 

  1. IPad është një kompjutër tablet celular që siguron navigim në rrjetin global dhe është në gjendje të kryejë shumë funksione të një kompjuteri të rregullt.
  2. Avantazhi kryesor i iPad është madhësia dhe pesha e tij e vogël, e kombinuar me një funksionalitet mjaft të gjerë.
  3.  Me këtë pajisje të vogël mund të lexoni libra elektronikë, të shikoni lajme dhe të gjitha informacionet e nevojshme në internet, të komunikoni në rrjetet sociale, të merrni dhe dërgoni mesazhe me email, të shikoni filma në YouTube, të dëgjoni muzikë, të punoni në menaxhimin e dokumenteve elektronike, të paguani për blerjet në internet, të luani, bëni thirrje telefonike
  4. Nuk keni nevojë të lidhni ose një tastierë ose një mouse duke qënë se përdoret me prekje.Ky është një avantazh shumë i rëndesishëm përsa I përket funksionalitetit të tij.

 

  1. Kompania Apple aprovon individualisht çdo program para lëshimit, duke e bërë proçesin e depërtimit të viruseve në pajisjet e tij shumë të vështirë.

 

Disavantazhet

 

  1. IPad nuk është në gjëndje të zgjerojë kujtesën përmes një flash drive. Pra në këtë rast thjeshtë duhet të ndërroni iPad-in ose të fshini aplikacione ose materiale për të liruar vënd në paisje.
  2. Çmimi i një iPad është pak i lartë në krahasim me tabletat Android të cilët mund ti gjesh me shumë më pak lekë. 
  3. Disa aplikacione nuk janë të disponueshme për Ipad-in.

 

Ipad është zgjedhur si një ndër shpikjet më të mira të realizuara për shkak të funksioneve dhe lehtësisë që ka në përdorim.Eshtë konstatuar gjithashtu që përdorimi I iPadit ka reduktuar përdorimin e letrave, produktivitetit në punë dhe rritjen e të ardhurave në kompani të ndryshme.

 

Kemi thënë që Apple mund të vonoi në lançimin e një produkti, por këtë e bën sepse I jep rëndësi edhe detajeve më të vogla që produkti të jetë në parametrat e duhur.

Duke marr parasysh këto elementë mund të themi që iPad është një domosdoshmëri në ditët e sotme dhe ka filluar të ketë një shtrirje të gjerë në shoqëri.

 

 

Shkruaj një përgjigjie

Adresa juaj nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë cilësuar *