Ç’ janë AirPods-et?
Janë lançuar për herë të parë në vitin 2016, AirPods i Apple klasifikohet si një nga produktet më të mira të kompanisë në vitet e fundit.Këto kufje ofrojnë jetgjatësi të baterisë, transportueshmëri, karikim të thjeshtë dhe lidhje të thjeshtë.
AirPods janë kufje pa kabllot, prodhim i Apple.Duken pak si Apple EarPods, por pa kabllot. AirPods kanë një çip wireless special i quajtur W1 ose H1 (në varësi të versionit),sensorë të dyfishtë optikë, mikrofona të dyfishtë për Sirin dhe thirrje telefonike
AirPods kanë edhe paisjen e tyre të karikimit, e cila përdoret për karikimin dhe ruajtjen e tyre në mënyrë që AirPods të mos humbasin.
Sa versione të AirPods ekzistojnë në treg?
AirPods u prezantuan për herë të parë në Dhjetor 2016, dhe në Mars 2019 doli një përditësim i ri i tyre, kështu që ekzistojnë dy versione të AirPods: AirPods origjinale dhe AirPods të gjeneratës së dytë.
Cilat janë karakteristikat e AirPods?
- AirPods kanë një numër karakteristikash unike kur përdoren në një pajisje Apple, dhe ato janë krijuar për të bashkpunuar me të gjitha produktet e Apple.
- Nuk kanë kabllot gjë që i bën një produkt super të dobishëm.
- Janë shumë të rehatshme kur i vendos në vesh.
- Bateria e tyre zgjat 5 orë.
- Nëse i karikoni me paisjen e posaçme që vjen bashkë me to, bateria zgjatë 24 ore.
- Konfigurohen shumë lehtë me pajisjet Apple ose dhe Android (mjafton të kenë version Bluetooth 4.0)
- Lidhja e menjëhershme me-iPhone, Mac ose Apple Watch.
- Në momentin që vendosni AirPods në veshët tuaj, do të dëgjoni direkt muzikë.
- Vetëm një AirPods mund të përdoret për thirrje ose muzikë.
- Kanë çip W1 ose H1 për bateri efikase.
- Mikrofoni për thirrje dhe shërbimin Siri.
Bazuar në statistika dhe të dhëna të ndryshme, shumica e njerëzve që zotërojnë AirPods i konsiderojnë ata të jenë shumë të rehatshëm, edhe kur i përdorin ato për periudha të gjata kohore.Diçka tjetër vlen për tu përmëndur, që ato nuk jan rezistente ndaj ujit.Eshtë e vertetë që janë një produkt shumë i mirë i Apple, por duhet të keni kujdes që ti ruani nga lageshira. Duke marr parasysh të gjitha karakteristikat e mësipërme, mund të themi që janë një produkt super i nevojshëm dhe tepër efiçent. Mund t'i përdorni në punë, në palestër, duke bërë pazar, ndërkohë po i jepni makinës apo thjeshtë për një shëtitje.
Apple si gjithmonë nuk na zhgënjen!