Bateria, një nga pjesët më të rëndësishme të iPhone.
Blogu Kryesor

Bateria, një nga pjesët më të rëndësishme të iPhone.

Të gjithë e kemi parasysh atë ndjesinë kur bateria e telefonit është drejt fundit … por hej, kemi lajme të mira, bateria do të përmirësohet në gjeneratat e ardhshme të iPhone.

 

Sipas analistëve, Apple do të punojë në ndryshimin e dizajnit të brendshëm tek iPhone-t e ardhshëm me një objektiv të vetëm, të bëjë më shumë vend për një bateri më të madhe. Në 2021 Apple duhet të gëzojë një autonomi më të mirë, dhe zgjidhja e vetme efektive, është thjesht paisja e iPhone me një bateri më të madhe.

 

Pra, brenda iPhone-it të gjeneratës së ardhshme foleja e SIM apo kamera e TrueDepth do të pësojnë ndryshime në madhësinë e tyre ose në vendosjen e tyre brenda në iPhone. Këto ndryshime janë më shumë se të mirëpritura në iPhone 13 apo 12s (Akoma nuk ka një lajm të sigurtë se si do të quhet iPhone i ardhshëm gjithsesi).

 

Në fakt, tek iPhone 12 është vënë re një rënie e vogël e jetëgjatësisë së baterisë në krahasim me gjeneratën e mëparshme. Ka disa arsye për këtë por ajo që ka patur goxha ndikim është  përdorimi i 5G, që konsumon goxha energji.

Gjithashtu, kjo vihet re dhe në rastin e modelit mini, një madhësi e vogël që nënkupton një madhësi të kufizuar të baterisë dhe për këtë arsye në fund të fundit një autonomi të pakëndshme. Megjithatë, Apple duhet të sjellë dhe ndryshime të tjera sepse vetëm rritja e baterisë nuk do të mjaftonte për të ofruar performancën aq të kërkuar nga konsumatorët.

 

Performancë!? Performancë posi…..por ne na duhet një bateri më e madhe! E  duam patjetër! 

Shkruaj një përgjigjie

Adresa juaj nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë cilësuar *