WhatsApp përdor “forcën” për të marrë të dhënat!
Blogu Kryesor

WhatsApp përdor “forcën” për të marrë të dhënat!

Aplikacioni i mesazheve më i përdorur në botë, mund ta humbasi këtë titull në muajt e ardhshëm. Në qoftë se kjo ide dukej e paimagjinueshme disa muaj më parë, çështjet e privatësisë të cilat janë diskutuar shumë në mbarë botën kohët e fundit, kanë patur një impakt të konsiderueshëm në numrin e përdoruesve që kanë lënë WhatsApp për një aplikacion tjetër më të besueshëm, për të mbrojtur kështu të dhënat e tyre personale.
Të gjitha këto trazira nisën nga një update i WhatsApp, i cili në fakt është në pronësi të Facebook.
Ky përditësim, i cili mblodhi të dhëna personale nga përdoruesit e Facebook, në mënyrë që të ofronte reklama tek përdoruesit e WhatsApp dhe të gjeneronte më shumë të ardhura për kompaninë. Duke u përballur me këtë përditësim të ri, shumë përdorues të WhatsApp nisën të fshinin llogaritë e tyre. Përballë kësaj, Whats|App u detyrua të shtynte më tej këtë plan, i cili mesa duket do të rikthehet si tema kryesore e diskutimit përgjatë kësaj jave.
Si pasojë, WhatsApp ka publikuar një tekst në të cilin shpjegon se çfarë do të ndodhi për të gjithë përdoruesit të cilët të cilët do të refuzojnë që të “ndajnë” të dhënat e tyre personale. WhatsApp është i gatshëm që të ndërpresi shërbimin e dërgimit dhe marrjes së mesazheve, duke e bërë kështu aplikacionin të padobishëm dhe të papërdorshëm.

Po ju a ndiheni të cënuar nga këto ndryshime që WhatsApp planifikon të sjelli?

 

 

 

#electronicline #apple #whatsapp 

Shkruaj një përgjigjie

Adresa juaj nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë cilësuar *