Apple prezantoi versionin e katërt Beta të përditësimit watchOS 8.5, që vjen një javë pas lëshimit të tretë Beta.
Si gjithmonë mund ta instaloni duke klikuar tek “Settings” në rubrikën Update. Për të përditësuar softuerin e ri, një Apple Watch duhet të ketë mbi 50% bateri dhe të jetë në karikim si dhe i pozicionuar afër iPhone.
Do t'ju duhet gjithashtu të keni bërë përditësimin e iOS 15.4 në iPhone tuaj përpara se të instaloni përditësimin e watchOS 8.5. WatchOS 8.5 prezanto suport për karakteret Emoji 14, me shtesa të reja duke përfshirë fytyrën e shkrirë, buzën kafshuese, zemrën me duar, flluskat, fasulet, fytyrën me gojë diagonale, pëllëmbën lart, vezët, trollin, baterinë e ulët, koralin, zambakun e ujit dhe me shumë.
Urojmë t’ju ketë pëlqyer ky blog (pak i shkurtër kësaj rradhe)!
#electronicline #dyqanapple #minepeza