Apple mendohet të ketë një iPad Air të ri për vitin 2022. Si datë lançimi mendohet që mund të dale bashkë me iPhone SE në fillim të Marsit.
Ekrani:
iPad Air i ardhshëm nuk do të ketë një ekran OLED.
Mendohej se ky iPad mund te vinte me ekran mini LED por nuk ka gjasa, sepse një ekran i tillë në iPad Air do të rriste goxha çmimin.
Kështu që Apple ka të ngjarë që të qëndrojë me një LCD standard me ndriçim LED për momentin.
Specifikat
iPad Air i ri thuhet se ka specifika të ngjashme me iPad Mini më të fundit.
Këto përfshijnë çipin A15 Bionic.
Kamera e përparme mendohet të jetë një aparat fotografik ultra i gjerë 12 megapiksel.
Mund të ketë gjithashtu një blic Quad-LED True Tone, për të ndriçuar fotot tuaja të errëta.
Dizajni:
Për sa i përket pamjes, thuhet se nuk ka shumë të reja në lidhje me iPad Air të ri. Në fakt, mund të keni vështirësi ta dalloni atë nga modeli i 2020-s.
Kamera e pasme do të jetë po njësoj me një lente.
Me një ekran 10.9 inç (pak më i madh se modeli i mëparshëm) rezolucioni që ka është prej 2360 x 1640 piksel.
Ne mezi po presim ta shikojmë "Live"!
#electronicline #dyqanapple #ipadair