BlastDoor?!
Blogu Kryesor

BlastDoor?!

Në një postim të fundit, një studiues i Google Project Zero, zbulon ekzistencën e një tipari të ri të iOS 14, që parandalon sulmet që synojnë të dëmtojnë përdoruesit e iPhone, përmes aplikacionit iMessage.
Kur Apple lëshoi versionin iOS 14, kompania përfshiu në këtë version të sistemit operativ një tipar të ri për të mbrojtur përdoruesit e aplikacionit iMessage nga paraqitjet e kodeve të dëmshme që mund të çojnë në vjedhje të informacionit. Sidoqoftë, kompania Cupertino nuk e kishte përmendur këtë risi të sistemit operativ të saj. Kështu, ekzistenca e këtij funksionaliteti, të quajtur BlastDoor, u bë i njohur falë kërkuesit të Project Zero të Google.

Por, çfarë është BlastDoor?

BlastDoor është një “sandbox” roli i të cilës, është të izolojë iMessage brenda një mjedisi të sigurtë, për të mbajtur kështu të mbyllur kodimin e iMessage, dhe sulmuesit nuk mund të prekin sistemin.

Me shumë mundësi, këto ndryshime shumë shpejt do të sjellin një përmirësim, i cili ashtu siç shpresojmë, do të jetë një ndryshim shumë domethënës mbi sigurinë që Apple ofron.


Nëse ky informacion ju duket interesant dhe me vlerë, mund ta ndani dhe me miqtë tuaj.
Do dëgjohemi me të rejat më të fundit, faleminderit që na ndiqni.

Përzemërsisht,
Electronic Line

 

#electronicline #apple #shitje #servisiphone #elektronike #tirana #albania

Shkruaj një përgjigjie

Adresa juaj nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë cilësuar *