Sipas informacionit të gazetës koreane Economic Daily News, me date 16 Mars, Apple do të lançojë disa produkte ku ndër të tjera do të jetë dhe i famshmi AirTags.
Apple gjithashtu gjatë eventit do të prezantojë dhe dy modele të reja të iPad. Një model të ri të iPad Pro, i cili do të jetë më i shpejtë, dhe një iPad Mini të ri i cili do të jetë në një formë komplet të rimenduar.
Për shkak të masave kufizuese, eventi nuk do të zhvillohet në teatrin e Steve Jobs, siç ka qenë tradita deri në 2020, por do të zhvillohet me anë të një video të regjistruar paraprakisht.
Sipas informacioneve, vëmendja më e madhe e këtij evenimenti do të përqëndrohet tek iPad-ët e rinj që do të prezantohen, të cilët në fakt do të jenë yjet e evenimentit.
Pritet që vëmendja më e madhe të jetë tek iPad Pro, në të cilin do të jetë vendosur për herë të parë teknologjia e ekranit mini-LED. Apple mezi pret të shikojë reagimin e publikut për këtë teknologji të re, e cila pritet në fakt të jetë e vendosur dhe tek iPhonët e ardhshëm. Modeli i ri i iPad Pro, pritet të jetë iPad i parë i Apple i cili do të suportojë rrjetin 5G.
Për sa i përket iPad Mini të ri që do të prezantohet, ndryshimi pritet të jetë drastik. Konturet e ekranit të këtij iPad janë shumë më të holla, duke bërë që ekrani të zërë një vend shumë më të madh, i cili nuk ishte arritur më parë në asnjë model iPad të madhësisë 9 inch. Përveç ndryshimeve të dizajnit pritet gjithashtu që të ketë dhe ndryshime të brendshme në këtë iPad.
Si gjithmonë, ne mezi i presim eventet e Apple.
Po ju?
#electronicline #appleevent #newipadpro #newipadmini #tirana #dyqanelektronike #lajme
22Feb