Sa është numri i përdoruesve të Apple Watch?
Blogu Kryesor

Sa është numri i përdoruesve të Apple Watch?

Sipas analizës së “Above” Apple Watch ka arritur numrin e 100 milion përdoruesve.
Kjo do të thotë që një nga 10 përdorues të iPhone në botë, përdor Apple Watch. Sipas analizës, mendohet se ky numër është arritur Dhjetorin e kaluar, dhe gjithashtu mendohet se një ndikim të madh në arritjen e këtij numri ka pasur lançimi i Apple Watch serie 6, Apple Watch SE dhe Apple Watch Fitness+.

Apple Watch është lançuar për herë të parë në vitin 2014, dhe menjëherë pas lançimit pati një sukses shumë të madh dhe u bë menjëherë shumë e njohur. Kohët e fundit Tim Cook ka përgëzuar veten e tij për suksesin e orës, duke e bërë kështu Apple, markën numër 1 të orëve në botë, përpara markave historike zviceriane në sektorin e orëve. Sigurisht këtë sukses të Apple e ka ndihmuar shumë edhe mungesa e konkurencës.
Dhe pse ekzistojnë ora smart të markave Samsung apo Huawei, sërish nuk arrijnë të jenë konkurentë seriozë të Apple.
Raporti thekson se 2020, ka qenë një vit veçanërisht i suksesshëm për Apple
Watch. Gjatë këtij viti janë shtuar 30 milion klientë të rinj si përdorues të Apple Watch, më shumë se vitet 2015, 2016, 2017 të marra të treja së bashku.

Ju do preferonit një orë tjetër smart apo një Apple Watch?!

Shkruaj një përgjigjie

Adresa juaj nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë cilësuar *