Ndër 10 smartphonët më të shitur në 2020, 5 prej tyre janë iPhone.
iPhone 11 ishte smartphone më i shitur në gjysmën e parë të vitit 2020, dhe asnjë smartphone tjetër nuk i afrohej dot për sa i përket shifrave të shitjes.
Mbyllja e detyruar prej Covid 19 ishte një situatë tejet e tmerrshme për prodhuesit më të mëdhenj të smartphonëve në botë. Por, ekspertët janë të bindur që në fakt pandemia nuk e reduktoi kërkesën për smartphone, thjesht e shtyu atë për një moment të dytë. Dhe përgjatë kësaj periudhe, Apple në fakt ka shumë arsye për të festuar.
Një report nga Omdia, një kompani analizuese, thotë që 5 nga 10 smartphone më të shitur në 2020 janë iPhone.
Nga 10 smartphone më të shitur në botë:
- Në vend të dhjetë qëndron iPhone 11 Pro me 6.7 milion copë të shitura përgjatë gjysmës së parë të vitit 2020, sipas reportit të Omdias.
- Në vend të shtatë qëndorn iPhone 11 Pro Max me 7.7 milion copë të shitura.
- Në vend të gjashtë qëndron iPhone XR me 8 milion copë të shitura.
- Në vend të pestë qëndron iPhone SE me 8.7 milion copë të shitura.
- Dhe në vend të parë qëndron iPhone 11 me 37.7 milion copë të shitura përgjatë vetëm gjysmës së parë të vitit 2020.
iPhone 11 qëndron shumë larg vendit të dytë dhe të tretë për sa i përket shitjeve, të cilët kanë përkatësisht 11.4 milion dhe 11 milion, ndërsa iPhone 11 është me 37.7 milion siç e thamë dhe më sipër.
Gjithashtu iPhone 11 është shumë i preferuar edhe në Shqipëri dhe këtë na e konfirmojnë statistikat e nxjerra nga kompania Electronic Line për shitjet e vitit 2020. Përgjatë këtij viti modelet e iPhone-ve më të preferuar nga klientët e Electronic Line kanë qenë: iPhone 11, iPhone 11 Pro Max dhe iPhone Xs Max.
Ke thënë Apple, i ke thënë të gjitha.....