Me shumë mundësi të gjithë ju e keni pyetur veten se përse iPhone është kaq i shtrenjtë. Epo, kamera, jetëgjatësia e paisjes, dhe statusi i të pasurit një iPhone është shumë më superior sesa ai i të paturit një smartphone android, por një arsye tjetër që e ngre iPhone më lart se çdo paisje tjetër është siguria e sistemit operativ që ofrohet me të famshmin iOS.
Arsyet pse iPhone është më i sigurtë se android:
- iOS është një sistem i mbyllur operimi
iOS i kufizon përdoruesit që të shkarkojnë aplikacione, muzikë apo dhe video nga një burim i pasigurtë. Aplikacionet mund të shkarkohen vetëm nga App Store i cili përmban vetëm aplikacione të sigurta, ndërkohë që në android ju mund të shkarkoni lehtësisht aplikacione të panjohura dhe të pasigurta.
- Më pak fleksibël
iOS është një sistem operimi më pak fleksibël që do të thotë nuk i lejon përdoruesit e saj që të modifikojnë iOS-in e tyre. Kjo i jep Apple kontroll të plotë mbi sistemin tuaj të operimit, ç’ka e bën iOS shumë të sigurtë. Ndërkohë që në android përdoruesit mund të ndryshojnë kodet e sistemit të tyre të përdorimit, gjë që sjell ndryshim të sjelljes së paisjes dhe e bën paisjen shumë më të prekshme ndaj sulmeve të viruseve.
- Memoria e jashtme
iPhone nuk ofron mundësinë e ROM, që do të thotë se ju nuk mund të përdorni karta memorie apo USB në iPhone tuaj. Kjo e bën iPhone edhe më të sigurtë pasi ju mbron nga çdo virus që mund të vinte nga këto memorie të jashtme.
- iOS nuk është shumë i targetuar nga hakerat
Hakerat përgjithësisht nuk preferojnë sistemin iOS për dy arsye, së pari sepse me sistemin android ata mund të kapin një grup më të madh njerëzisht dhe së dyti sepse sistmei iOS është shumë më i vështirë për tu hakuar.
- iOS përdoret vetëm nga Apple
Sistemi iOS përdoret vetëm nga një kompani, e cila është Apple. Në këtë formë Apple ka kontroll të plotë mbi këtë sistem në çdo paisje të saj. Ndërkohë që android përdoret nga shumë kompani celulare, të cilët nuk ofrojnë të gjithë të njëjtin standart sigurie për përdoruesit e tyre.
Akoma jeni duke menduar se pse duhet të investoni në një pajisje Apple?!