Makina e Apple mund të jetë një makinë që nuk do të drejtohet nga një shofer.
Pas gjithë këtyre viteve suksesi të Apple, është zhvilluar më tej ideja e të pasurit një makinë Apple në të ardhmen. Ky thashethem është përhapur dhe diskutuar shumë muajt e fundit, por si zakonisht Apple nuk na zbulon asnjë informacion zyrtar.
Një makinë elektrike pa shofer?
Mediat Amerikane kanë konfirmuar që negociatat mes Apple dhe Hyundai kanë marrë një drejtim të mirë dhe në përfundim të një kontrate tepër të madhe, do të nisi prodhimi i Apple Car (Makinës Apple). Vetura do të fabrikohet brenda në një nga uzinat e Kias në West Point në Gjeorgji.
Si përfundim, kjo është një marrëveshje e cila mund të jetë me vlerë 3.6 miliard dollarë, bashkë me prodhimin e modelit të parë elektrik në 2024.
Sigurisht që Apple mund të krijonte lidhje dhe shumë ndërtues të tjerë, por deri më tani ka bashkëpunuar më së shumti me Hyundai.
Megjithatë, është akoma shumë herët për të folur saktë mbi këtë risi.
Thashethemet e para mbi këtë temë kanë filluar që para 6 viteve dhe do të na duhet akoma shumë kohë e durim për të parë finalizimin e këtij projekti madhështor nga Apple.
Nëse ky informacion ju ka pëlqyer, mund ta ndani dhe me miqtë tuaj.
“Dëgjohemi” në postimin e ardhshëm, me informacione dhe kuriozitete për produktet e Apple.
Electronic Line ju uron një super ditë në vazhdim! :)
#electronicline #apple #kuriozitete #applecar