TikTok, Telegram apo Singal?!
Blogu Kryesor

TikTok, Telegram apo Singal?!

Suksesi i aplikacioneve të mesazheve është i padiskutueshëm, edhe pse TikTok duket që është më i suksesshëm në App Store sesa në Google Play.

Grupi i analizimit të aplikacioneve, i specializuar në rrjetin celular, ka ndarë me publikun përgjatë muajit janar 2021, vlerësimet mbi aplikacionet.

Nuk ishte ndonjë surprizë që TikTok është rikthyer gjithashtu në majat e podiumit si aplikacioni më i shkarkuar nga App Store përgjatë muajit janar.

Duke marrë parasysh dhe shkarkimet nga Google Play, TikTok në total ka marrë 62 milion shkarkime, duke qenë kështu aplikacioni i dytë më i shkarkuar në të gjithë botën pasi vendi i parë i përket aplikacionit Telegram.

Shumë përdorues të smartphone duket se po i kushtojnë më shumë rëndësi privatësisë së tyre dhe po kthehen drejt Telegram. Aplikacioni Telegram në total ka marrë 63 milion shkarkime përgjatë muajit janar.

Megjithatë, pavarësisht këtyre shifrave, konkurenca ishte shumë e ashpër. Duhet të citojmë që aplikacioni Signal, i cili ofron funksionalite shumë të thjeshta, i cili gjithashtu u rekomandua nga Edward Snowden për besueshmërinë që ky aplikacion ofron, renditet si aplikacioni i tretë më i shkarkuar në botë përgjatë janarit 2021.

Ju, kë aplikacione përdorni me shumë? Ne në Electronic Line jemi shumë kuriozë si gjithmonë!

 

#electronicline #apple #aplikacione

Shkruaj një përgjigjie

Adresa juaj nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë cilësuar *