Wallpaper-i i ri
Blogu Kryesor

Wallpaper-i i ri "UNITY"

Me lëshimin e Beta RC tek watchOS 7.3, Apple prezantoi Unity, një wallpaper të ri për orën, i personalizueshëm për Apple Watch.

Kjo pamje e re e watchOS 7.3 RC është e frymëzuar nga ngjyrat e flamurit Pan-Afrikan dhe vjen me forma që ndryshojnë gjatë gjithë ditës sipas lëvizjeve tuaja, në mënyrë që të krijojnë një wallpaper unik të orës për secilin përdorues.

Wallpaper i ri është i disponueshëm në tre kombinime të ndryshme ngjyrash: e zezë me gri, e kuqe, jeshile me të zezë dhe me të kuqe, e zezë me të verdhë. Meqenëse ngjyrat bazohen në flamurin Pan-Afrikan, secila nga këto kombinime ka kuptimin e vet: e kuqja përfaqëson gjakun e derdhur nga njerëzit e bashkuar të diasporës Afrikane, për çlirimin e tyre; e zeza është për njerëzit, jeta e të cilëve festohet nga flamuri; ndërsa jeshilja simbolizon pasurinë e natyrës së gjallë Afrikane. Versioni përfundimtar i watchOS 7.3 pritet të mbërrijë në fund të janarit.

 

Ne na pëlqen shumë ky kombinim ngjyrash, po ty?

Shkruaj një përgjigjie

Adresa juaj nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë cilësuar *