Parlamenti Europian ngre zërin për një karikues unik për të gjithë llojet e celularëve.
Blogu Kryesor

Parlamenti Europian ngre zërin për një karikues unik për të gjithë llojet e celularëve.

Parlamenti Europian ka votuar për të vendosur një karikues unik për të gjithë celularët në Europë.

Një ide, e cila në fakt nuk është pritur mirë fare nga Apple, i cili me shumë mundësi do të duhet të braktisi fishën shumë të besuar me dalje lightning.

Javën e kaluar, parlamenti Europian ka përmbyllur debatet e nisura që nga viti i kaluar për të adoptuar kështu një karikues unik për të gjithë celularët. Me një maxhorancë të madhe me 582 vota pro dhe vetëm 40 kundër, parlamenti i dha fund “luftës” mbi karikuesin. Për këtë arsye, parlamenti europian përdori ligjin për të bërë këtë rregullm mbi tregun dhe për të vendosur një standart të përbashkët Europian.

 

Por për fat të keq ky vendim pro-inovacionit, mund të bëjë që Apple të mos ketë shumë liri në vendosjen e karikuesëve për iPhone-t e ardhshëm. Si pasojë, Apple me siguri do ta aplikojë këtë rezolutë Europiane në vitet e ardhshme, ndoshta dhe përpara hyrjes së këtij ligji në fuqi nga Brukseli, në mënyrë që të shmanget çdo konflikt që mund nga institucionet përkatëse.

Megjithatë, porta Lightning nuk është shumë e huaj për Apple pasi ajo tashmë është adoptuar tek Mac dhe iPad, dhe duket se ky standart do të jetë dhe e ardhmja e iPhone.

 

Ju si e shikoni këtë ndryshim?

Shkruaj një përgjigjie

Adresa juaj nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë cilësuar *